Ky është parashikimi i motit për sot

Ky është parashikimi i motit për sot

Ky është parashikimi i motit për sot

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe zhvillim lokal vranësirash. Gjatë mbrëmjes dhe natën priten riga lokale shiu si pasojë e afrimit të një mase jostabile ajrore nga verilindja e Kontinentit. Gjithashtu herë pas here do të ketë erëra mesatare, lokalisht të fuqishme nga veriu.

Në Shqipëri mot kryesisht me diell, por edhe me vranësira kalimtare. Gjatë ditës në qendër dhe veriperëndim të vendit priten zhvillim vranësirash me ndonjë rrebesh lokal shiu.

Në Maqedoninë Veriore gjatë tërë ditës mot me diell dhe vranësira kalimtare por pa reshje atmosferike. Ngjashëm do të jetë edhe në Mal të Zi.

Të Enjtën Në Kosovë do të kemi mot kryesisht të vranët me riga lokale shiu dhe erëra veriore. Vende-vende mund të ketë edhe rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në Shqipëri të enjtën mot me diell dhe vranësira, kurse pasdite rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu priten në jug dhe juglindje të vendit. Në Maqedoni priten intervale kohore me diell dhe herë pas here riga lokale shiu. Në Mal të Zi pritet mot kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare.

Të Premtën dhe të shtunën në tërë rajonin mot kryesisht me diell por edhe me zhvillim vranësirash. Reshje më nuk priten me përjashtim të ndonjë rige lokale afatshkurtër shiu. Nga funjdjava priten edhe ngritje të temperaturave./Meteoballkan

Close