Rrufeja godet Akropolin në Greqi, katër të lënduar

Rrufeja godet Akropolin në Greqi, katër të lënduar

Rrufeja godet Akropolin në Greqi, katër të lënduar

Një rrufe ka rënë në Akropol në qytetin e Athinës dhe sipas informacioneve të policisë greke 4 përsona janë të lënduar por pa rrezik për jetën.

Moti është i keq në kryeqytetin e Athinës dhe rrufet janë të shumta. Përsonat e plagosur janë transportuar me ambulancë në spital.

Sipas CNN Greece, dy janë punonjës në vendin arkeologjik të Akropolit dhe dy janë turist.

Moti i keq do vazhdojë edhe gjatë ditëve  në vijim në kryeqytetin e Athinës dhe autoritetet vendase i bëjnë thirrje turistëve të mos vizitojnë këto ditë Akropolin.

Close