Sonte gjatë natës në Kosovë priten reshje shiu, në viset malore reshje bore!

Sonte gjatë natës në Kosovë priten reshje shiu, në viset malore reshje bore!

Sonte gjatë natës në Kosovë priten reshje shiu, në viset malore reshje bore!

Edhe pse në këto momente kemi shumë rreze dielli dhe duket sikur moti po stabilizohet kjo situatë sinoptike nuk do të zgjasë shumë sepse gjatë natës në territorin e Republikës së Kosovës pritet të kemi shtim të theksuar të vranësirave të cilat do të na sjellin edhe reshje shiu. Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe ditën e nesërme por do të jenë të karakterit lokal.

Sa i përket territorit të Shqipërisë sot gjatë ditës priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë që nga juglindja dhe qendra e territorit në drejtim të veriut dhe veriperëndimit. Rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë priten edhe në jugun e Malit të Zi, kurse në Maqedoni pritet të mbetet kryesisht thatë.

Nesër përpos Kosovës ku priten reshje lokale shiu, reshje lokale pritet të ketë edhe në Maqedoninë e Veriut si dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë priten në jug dhe juglindje të Shqipërisë.

Në fund të theksojmë se sonte gjatë natës dhe nesër në viset më të larta malore të Kosovës priten edhe reshje bore./Meteoballkan

Close