Ditë stabile dhe e nxehtë, ku priten rrebeshe të izoluara?

Ditë stabile dhe e nxehtë, ku priten rrebeshe të izoluara?

Ditë stabile dhe e nxehtë, ku priten rrebeshe të izoluara?

Siç po shihet edhe me sy të lirë sot kemi një ditë mjaft stabile dhe me shumë rreze diellore. Gjithashtu kemi edhe temperatura mjaft të këndshme pranverore, në disa rajone edhe verore. Temperaturat do të ngriten edhe më shumë orëve në vazhdim, kurse në disa rajone pritet të ketë zhvillim vranësirash të cilat do të shoqërohen me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebesh shiu priten kryesisht në viset kodrinore -malore në jug dhe juglindje (Shtërpc dhe rrethinë) të Kosovës si dhe në veriperëndim (afër Pejës dhe Istogut). Nuk përjashtohen tërësisht edhe rajonet tjera kodrinore-malore.

Nesër edhe më nxehtë në tërë rajonin me temperatura mbi 25 gradë celsius, kurse në disa rajone ato mund ti afrohen edhe 30. Të shtunën pritet destabilizim i atmosferës dhe rrebeshe lokale të fuqishme shi me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat do të shënojnë ulje. Informacione dhe detaje tjera në postimet tona të ardhshme./Meteoballkan

Close