Mot me diell dhe i nxehtë

Mot me diell dhe i nxehtë

Mot me diell dhe i nxehtë

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Pasdite vetëm në disa vise kodrinore-malore mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi gjatë ditës së sotme mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Pasdite në disa rajone kryesisht kodrinore-malore mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të premten ditë e vërtetë verore, me shumë rreze dielli dhe temperatura të larta në tërë rajonin. Pasdite vetëm në disa vise kodrinore-malore mund të ketë zhvillim vranësirash me ndonjë rrebesh të izoluar dhe afatshkurtër shiu.

Të shtunën gjatë ditës pritet të kemi destabilizim të motit me zhvillim vranësirash dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vetëm jugu i Shqipërisë sipas ecurive aktuale mund të mbetet pa reshje atmosferike. Rrebeshet më të fuqishme priten në Mal të Zi, Shqipërinë veriore deri në qendër dhe disa pjesë të Kosovës dhe Maqedonisë. Të dielën mot kryesisht stabil me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme./Meteoballkan

Close