Temperaturat arrijnë deri në 26 gradë celsius!

Temperaturat arrijnë deri në 26 gradë celsius!

Temperaturat arrijnë deri në 26 gradë celsius!

Masat ajrore afrikane janë përqendruar mbi rajonin tonë duke sjellur temperatura verore. Në shtetet fqinje temperaturat maksimale sot kanë arritur deri në 28 gradë celsius, kurse në Kosovë deri në 26 gradë celsius.

Siç shihet në fotografinë kryesore e tërë Evropa lindore dhe pjesë të mëdha të Evropës qendrore janë nën ndikimin e masave të nxehta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore, ndërsa Spanja, Portugalia dhe Franca janë rajonet më të ftohta sot në kontinentin evropian. Gadishulli Iberik ditëve të fundit është goditur edhe nga rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima bubullimë dhe breshër, kurse në viset malore ka edhe reshje bore. Në disa rajone ka patur edhe vërshime.

Edhe nesër pritet mot i ngjashëm tek ne por edhe më nxehtë. Në rajon temperatura maksimale do të arrijë dhe tejkalojë shifren 30, kurse ka mundësi që edhe tek ne nesër të regjistrohet temperatura 30 gradë celsius./Meteoballkan

Close