Flladitet Gadishulli Iberik, nxehtë në shtetet Baltike!

Flladitet Gadishulli Iberik, nxehtë në shtetet Baltike!

Flladitet Gadishulli Iberik, nxehtë në shtetet Baltike!

Pas disa ditëve me temperatura të larta verore sot një front i ftohtë nga Atlantiku ka përfshirë Gadishullin Iberik duke shkaktuar ulje të temperaturave. Në anën tjetër në disa rajone të Evropes kanë depërtuar temperatura më të nxehta siç është rasti me disa shtete Baltike ku temperaturat kanë kulmuar ditën e sotme.

Temperaturat janë ngritur edhe në Gadishullin tonë Ballkanik, por vende-vende ka edhe vranësira dhe riga shiu, siç është rasti me disa pjesë të Mal të Zi. Rrebeshe dhe riga lokale shiu ka në këto momente edhe në shumë pjesë të Bosnës dhe Hercegovinës, Kroacisë dhe Sllovenisë. Në trojet tona është thatë, ka zhvillim vranësirash lokale por nuk ka reshje atmosferike./Meteoballkan

Close