Tërmete në disa qytete të Shqipërisë, sizmiologu bën apel që banorët të qëndrojnë jashtë banesave

Tërmete në disa qytete të Shqipërisë, sizmiologu bën apel që banorët të qëndrojnë jashtë banesave

Tërmete në disa qytete të Shqipërisë, sizmiologu bën apel që banorët të qëndrojnë jashtë banesave

Disa tërmete kanë goditur Shqipërinë në orët e fundit, në qytetet juglindore dhe jugore të vendit.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit i Shqipërisë (IGJEUM), ka regjistruar lëkundje tërmeti me magnitudë 5.3, 5, 4.7 dhe 3.7 sipas Rihterit, në territorin e Bashkisë së Korçës.

Sipas njoftimit zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë nga tërmetet janë dëmtuar disa banesa në Qarkun e Korçës, ndërsa në vend nuk janë raportuar situata të jashtëzakonshme.

Ndërkohë lëkundje sizmike me intensitet më të ulët janë regjistruar edhe në Qarkun e Gjirokastrës, ndërsa autoritetet ende nuk kanë konfirmuar për persona të plagosur.

Shqipëria gjatë viteve të fundit është goditur nga disa tërmete, duke shkaktuar edhe dëme materiale.

Tërmetet janë ndjerë edhe në disa qytete të Maqedonisë së Veriut, ndërsa autoritetet ende nuk kanë publikuar informacione për dëme.

Në një lidhje telefonike për Report Tv, sizmiologu Rexhep Koçi është shprehur se ky tërmet është i fortë, i cili është shoqëruar edhe me disa pas goditje.

“Kjo goditje është shoqëruar edhe me disa pasgoditje që vazhdojnë. Tërmeti i parë ka rënë në orën 06:26 me magnitudë 5.3 ballë; në orën 06:43 me magnitudë 3.7 ballë dhe një tjetër në orën 06.51 me magnitudë 4.7 ballë.

Njerëzit e ndjejnë shumë. Tërmeti duhet të jetë ndjerë edhe në Selanik. Në afërsi të fshatit Kamenicë. Ndjeshmëria ka qenë shumë e lartë.

Është një zonë, ku shoqërohet me disa pas goditje. Mirë është për të qëndruar jashtë banesave, se mund të ketë tërmete të tjera”, Rexhep Koçi.

 

Close