Paralajmërim!!

Paralajmërim!!

Paralajmërim!!

Atmosfera në këto çaste është destabilizuar fuqishëm në Shqipëri, pjesë të Maqedonisë së Veriut, pjesë të Serbisë dhe Bullgari. Këto sisteme stuhish vetëm se po forcohen. Orët e ardhshme edhe në Kosovë pritet destabilizim i fuqishëm i motit dhe reshje të dendura atmosferike.

Pritet të kemi zhvillime të fuqishme të vranësirave (Cumulonimbus) vertikale apo konvektive dhe të të gjitha llojeve të tjera të vranësirave të reshjeve të cilat do të na sjellin rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në disa rajone vërshimet do të jenë të paevitueshme për shkak se priten sasi të mëdha reshjesh. Është interesante fakti se në shtresat e larta atmosferike rrymimet ajore janë të dobëta dhe për këtë arsye në shumë rajone rrebeshet do të përqëndrohen për një kohë të gjatë. Përpos rrebesheve priten edhe reshje të dendura shiu posaqërisht gjatë orëve të natës. Pra, reshjet që do të fillojnë pasdite në shumë rajone do të vazhdojnë edhe gjatë natës duke u intensifikuar herë pas here.

Ky paralajmërim nuk duhet të kuptohet kursesi se do të jetë diçka me rrezik ose se duhet pasur frikë ose panik, por gjithsesi duhet pasur kujdes sepse kujdesi kurr nuk është i tepërt.

Reshje të fuqishme priten edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi. Reshjet atmosferike do të vazhdojnë edhe nesër herë pas here dhe vende-vende edhe me rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Close