Mot i nxehtë, pasdite vende-vende rrebeshe shiu

Mot i nxehtë, pasdite vende-vende rrebeshe shiu

Mot i nxehtë, pasdite vende-vende rrebeshe shiu

Sot në Kosovë do të mbajë mot mjaft i nxehtë dhe me diell. Gjatë ditës dhe pasdite priten zhvillime lokale të vranësirave të cilat do të sjellin rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Vranësirat e reshjeve do të vijnë kryesisht nga lindja në drejtim të perëndimit.

Në Shqipëri mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Në bregdet gjatë tërë ditës me diell, kurse në viset kontinentale pasdite vonë mund të ketë zhvillimë të izoluara të vranësirave të cilat mund të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi  pritet të kemi mot mjaft të nxehtë dhe me diell, ndërsa pasdite vende=vende mund të ketë rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nesër në tërë rajonin mot i ngjashëm, me diell dhe mjaft i nxehtë. Pasdite në disa rajone mund të ketë rrebeshe të rralla dhe të izoluara shiu.

Nga e enjta ngritje e mëtujeshme e temperaturave si rezultat i fuqizimit të rrymimeve ajrore nga Afrika Veriore. Rrebeshet e shiut do të rrallohen në maksimum./Meteoballkan

Close