Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (13.06.2019.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (13.06.2019.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (13.06.2019.)

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë, me temperatura maksimale të cilat mund të arrijnë deri në 33-34 gradë celsius. Pasdite në disa vise kryesisht kodrinore-malore (Pejë-Istog) ekzistojnë gjasa të pakta për ndonjë zhvillim vranësire e cila mund të sjellë ndonjë rrebesh afatshkurtër shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nesër në tërë rajonin duke filluar nga Shqipëria, Maqedonia e deri në Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë me ngirtje të ndjeshme të temperaturave. Pasdite vonë në disa rajone kodrinore-malore mund të ketë rrebeshe afatshkurtëra shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Pasnesër në tërë rajonin do të mbajë mot me diell dhe edhe më nxehtë. Pasdite vonë në disa rajone në Kosovë ekzistojnë gjasa mesatare për zhvillim të ndonjë vranësire e cila mund të kushtëzojë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të shtunën në tërë rajonin pritet të kemi mot të kthjellët dhe me diell. Do të jetë shumë nxehtë. Ngjashëm do të jetë edhe të dielën, por pasditen e së dielës në disa rajone pritet destabilizim i atmosferës dhe priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Java e ardhshme sipas ecurive aktuale sinoptike do të karakterizohet me destabilizime të shpeshta të atmosferës, ku pasdite pothuajse çdo ditë priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër, prandaj konsiderojmë se koha më e mirë për kositjen dhe mbledhjen e barit nëpër livadhe është nga sot e tujte duke shpejtuar para ditëve të javës së ardhshme kur do të shtohen gjasat për shi./Meteoballkan

Close