Zbulohet koka e paprekur e një ujku parahistorik, besohet se është 40 mijë vjeçare

Zbulohet koka e paprekur e një ujku parahistorik, besohet se është 40 mijë vjeçare

Zbulohet koka e paprekur e një ujku parahistorik, besohet se është 40 mijë vjeçare

Koka e një ujku parahistorik u gjet e ruajtur në një gjendje mjaft të mirë pasi ishte e kompletuar duke qenë se i kishte plotësisht dhëmbët dhe trurin. Koka  eshkëputur e këtij ujku 40.000-vjeçar është gjetur në pyjet siberiane dhe jep mjaft informacione për këtë lloj kafshe e cila ka qarkulluar dhjetëra vite më parë në planetin tonë.

Predatori mendohet të ketë pasur një lëkurë si të mamuthëve ndërsa dhëmbët janë si të ujqërve siberianë sot.

Zbulimi u bë mbi Rrethin Arktik nga Pavel Efimov në verën e vitit 2018 pranë lumit Tirekhtah.

Arsyeja e prerjes së kokës së ujkut nuk dihet. Por shkencëtarët thonë se ka gjasa të ketë qenë trofeu i një gjahtari që kur njerëzit e hershëm filluan të arrinin në këtë pjesë të Rusisë veriore rreth 32.500 vjet më parë.

Shkencëtari rus Dr. Albert Protopopov tha: "Ky është një zbulim unik i mbetjeve të plota të një ujku të hershëm të gjetur në një gjendje mjaft të mirë dhe me indet po ashtu në fytyrë’.

"Ne do ta krahasojmë atë me ujqërit e sotëm për të kuptuar se si kanë evoluar speciet dhe për të rindërtuar pamjen e tyre”.

Shkencëtarët në Muzeun Suedez të Historisë Natyrore do të analizojnë ADN-në e grabitqarit.

Zbulimi është njoftuar vetëm kohët e fundit në Tokio në një ekspozitë të mbetjeve të kafshëve të ngrira.

Ekspozita gjithashtu përmban mbetjet e mamuthëve dhe një mbetje luani me emrin Spartak, i cili u gjet rreth të njëjtës kohe me kokën e ujkut.

Naoki Suzuki, një profesor në Universitetin Jikei të Mjekësisë në Tokio, i cili bëri skanime të mbetjeve të lashta, tha: "Muskujt, organet dhe truri i tyre janë në gjendje të mirë.

"Ne duam të vlerësojmë aftësitë e tyre fizike dhe ekologjinë duke i krahasuar ato me luanët dhe ujqërit e sotëm"

Close