Pas dy ditëve me shi, ky është parashikimi për sot

Pas dy ditëve me shi, ky është parashikimi për sot

Pas dy ditëve me shi, ky është parashikimi për sot

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Do të jetë mjaft freskët krahasuar me periudhën kohore në të cilën gjendemi. Reshje atmosferike nuk pritet të ketë.

Në Shqipëri  parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe ndonjë vranësirë kalimtare. Do të jetë freskët, ndërsa në bregdet relativisht nxehtë.

Edhe në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut mot i freskët, me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare.

Nesër në tërë rajonin mot i ngjashëm, por me ngritje të lehta të temperaturave. Pasdite në disa rajone në Kosovë mund të ketë riga apo ndonjë rrebesh të izoluar shiu.

Të shtunën mot i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira. Pasdite priten zhvillime të vranësirave dhe vende-vende rrebeshe lokale shiu. Në orët e vona të mbrëmjes pritet cikloni i ri i cili do të stacionohet në jugun e Adriatikut. Si pasojë priten rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë në veriun e Shqipërisë deri në qendër. Edhe në Kosovë priten reshje të dendura shiu, por mund të ketë edhe rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të dielën në tërë rajonin mot i vranët dhe me reshje shiu. Vende-vende priten reshje të dendura shiu të cilat do të ndërpriten gradualisht gjatë ditës, duke u ndërprerë tërësisht në orët e vona të pasdites apo mbrëmjes./Meteoballkan

Close