Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (13.07.2019.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (13.07.2019.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (13.07.2019.)

Nesër në Kosovë do të mbajë mot mjaft i ndryshueshëm. Paradite me intervale kohore me diell dhe nxehtë. Pasdite apo në mbrëmje priten zhvillime të fuqishme të vranësirave të cilat do të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë natës.

Në Shqipëri nesër paradite dhe gjatë ditës me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Do të jetë nxehtë. Pasdite vonë, në mbrëmje dhe gjatë natës priten zhvillime të fuqishme të vranësirave të cilat do të sjellin rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Stuhi lokale me vetëtima dhe bubullima masive priten përsëri në Bregdetin Shqiptar gjatë orëve të hershme të natës.

Të dielën në tërë rajonin mot kryesisht i vranët, dhe me riga shiu vende-vende dhe herë pas here. Do të jetë mjaft freskët. Mund të ketë edhe intervale kohore me diell.

Nga e hëna poashtu do të kemi mot me intervale të gjata kohore me diell, ndërsa herë pas here dhe vende-vende priten edhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Sipas ecurive aktuale sinoptike nga e mërkura pritet stabilizim i motit dhe ngritje e ndjeshme e temperaturave./Meteoballkan

 

Close