Moti për ditën e sotme

Moti për ditën e sotme

Moti për ditën e sotme

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe relativisht i nxehtë. Pasdite në disa rajone priten zhvillime të vranësirave të cilat do të sjellin riga apo rrebeshe lokale shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Në Shqipëri  mot me diell dhe vranësira të herëpashershme. do të jetë pak më nxehtë. Pasdite në disa rajone mund të ketë riga të izoluara shiu.

Edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi  mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat në orët e pasdites mund të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të shtunën në Kosovë paradite pritet të mbajë mot i relativisht i nxehtë dhe me intervale kohore me diell. Pasdite priten zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive të cilat do të sjellin rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri të shtunën mot kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare, ndërsa pasdite në disa rajone priten rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe shiu pasdite apo në mbrëmje vonë priten edhe në bregdet në qendër dhe në jug të vendit.

Edhe në Maqedoni dhe Mal të Zi pas një dite me intervale kohore me diell të shtunën pasdite priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të dielën dhe të hënën pritet mot i ndryshueshëm në tërë rajonin, me intervale kohore me diell dhe vende-vende me ndonjë rigë apo rrebesh shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan

Close