Paradite me diell, pasdite shtim i vranësirave

Paradite me diell, pasdite shtim i vranësirave

Paradite me diell, pasdite shtim i vranësirave

Kjo fotografi satelitore është e mëngjesit të sotëm ku shihet pjesa më e madhe e rajonit tonë me mot të kthjellët, me gjithatë pasdite pritet shtim i vranësirav. Edhe pse do të kemi shtim të vranësirave nuk priten reshje domethënëse, pritet ndonjë rigë apo rrebesh vetëm në disa rajone të caktuara.

Shtimin e vranësirave po e shkakton cikloni i ri i cili po krijohet mbi Detin Tiren afër Italisë. Ky ciklon nesër pasdite dhe gjatë natës do të shkaktojë destabilizim të ri të motit, por nuk priten stuhi si herën e kaluar, edhe pse vende-vende do të ketë stuhi të izoluara me vetëtima dhe bubullimë, por jo të përmasave të ciklonit të kaluar.

Pra, nesër pasdite gjatë natës dhe të dielën në shumë rajone priten reshje të reja atmosferike. Informacione dhe detaje tjera kah mbrëmja në Meteoballkan.

Close