Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (21.07.2019.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (21.07.2019.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (21.07.2019.)

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë me temperatura maksimale të cilat do të arrijnë rreth 32-34 gradë celsius.

Edhe në Shqipëri nesër në tërë territorin do të mbajë mot i kthjellët, me diell dhe mjaft i nxehtë me temperatura maksimale të cilat do arrijnë rreth 33-35 gradë celsius.

Ngjashëm do të jetë moti nesër edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, me kthjellime dhe temperatura tropikale.

Të hënën në tërë rajonin do të mbajë mot me diell dhe i kthjellët me ngritje të mëtujeshme të temperaturave në Shqipëri të cilat mund të arrijnë deri në 37 gradë celsius maksimalja. Pasdite vonë në veriun e Malit të Zi dhe disa rajone në Kosovë gjeografikisht afër kufirit me Malin e Zi mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Edhe ditëve të ardhshme pritet mot i ngjashëm, pra kryesisht me diell dhe i nxehtë në viset bregdetare, kurse në viset kontinentale mund të ketë ulje të lehta të temperaturave./Meteoballkan

 

Close