Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (08.08.2019.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (08.08.2019.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (08.08.2019.)

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 37 gradë celsius në nivel vendi.

Në Shqipëri nesër do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Temperatura maksimale do të arrijë rreth 37-38 gradë celsius në nivel vendi.

Edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë.

Pasnesër në tërë rajonin pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Pasdite në disa rajone kryesisht kodrinore-malore mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë si pasojë e një fronti të ftohtë po shumë të dobësuar ajror. Ky front në disa rajone do të shkaktojë ulje të lehta të temperaturave.

Nga e shtuna mot me diell dhe më i nxehtë në tërë rajonin, do të vazhdojë depërtimi i papenguar i masave të nxehta ajrore me origjinë nga Afrika veriore. Temperaturat maksimale në fundjavë dhe fillimin e javës së ardhshme në disa rajone do të arrijnë deri në 40-42 gradë celsius./Meteoballkan

Close