Valë e nxehtësisë në Evropën jugore dhe qendrore!

Valë e nxehtësisë në Evropën jugore dhe qendrore!

Valë e nxehtësisë në Evropën jugore dhe qendrore!

Tani edhe meteorologët evropiane kanë vurë në theks valën më të re të nxehtësisë e cila tanimë nuk ka në shënjestër Evropën perëndimore, por Evropen jugore dhe qendrore, normalisht edhe Gadishullin Ballkanik.

Kjo valë nxehtësia ka filluar disa ditë më parë, por nga nesër pritet intensifikim gradual i saj. Temperaturat maksimale do të arrijnë 40 gradë celsius, në disa rajone mbi 40 gradë celsius.

Nga kjo valë nxehtësie do të preken edhe Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Në Shqipëri sipas modeleve temperatura maksimale do të arrijë deri në 42 gradë celsius, ndërsa në Kosovë deri në 40 gradë celsius të hënën dhe të martën.

Vala e nxehtësisë pritet të fillojë të dobësohet nga dita e mërkurë./Meteoballkan

Close