Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (14.08.2019.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (14.08.2019.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (14.08.2019.)

Nesër në Kosovë paradite do të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Pasdite pritet përkeqësim i motit. Priten zhvillime të fuqishme të vranësirave të cilat do të sjellin rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër. Kalimthi mund të ketë edhe erëra të fuqishme. Pritet freskim i ndjeshëm i motit pas depërtimit të frontit dhe reshje apo rrebeshe të herë pas hershme shiu gjatë mbrëmjes dhe natën.

Në Shqipëri edhe nesër gjatë ditës me diell dhe shumë nxehtë. Pasdite në veri të vendit pritet destabilizim i motit me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshet gradualisht do të përfshijnë shumë pjesë të vendit deri të enjtën. Rrebeshet do të jenë afatshkurtëra por pritet të ketë ulje të temperaturave. Reshjet nuk do të jenë gjithëpërfshirëse.

Në Maqedoninë Veriore nesër pas një dite shumë të nxehtë pasdite vonë priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë si dhe ulje të temperaturave, ndërsa në Mal të Zi priten rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë si dhe ulje e ndjeshme e temperaturave.

Pasnesër në Kosovë pritet mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Në disa rajone mund të ketë riga apo rrebeshe lokale shiu.

Pasnesër në tërë rajonin pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Vende-vende do të ketë rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Pritet freskim i motit në tërë rajonin. Vetëm në disa rajone bregdetare në perëndim qendër dhe jug në Shqipëri do të jetë nxehtë por më freskët në krahasim me këto ditë.

Nga e Premta dhe e shtuna stabilizim gradual i motit./Meteoballkan

 

 

Close