Përderisa ne po "vuajmë" nga i nxehti shumica e Kontinentit Evropian po "vuan" nga i ftohti

Përderisa ne po "vuajmë" nga i nxehti shumica e Kontinentit Evropian po "vuan" nga i ftohti

Përderisa ne po “vuajmë” nga i nxehti shumica e Kontinentit Evropian po “vuan” nga i ftohti

Dallimi madh në temperatura në Evropë dhe tek ne shihet edhe në imazhet satelitore. Ngjyra e kuqe që simbolizon nxehtësinë është e përqëndruar kryesisht mbi rajonin tonë ku shihet se temperatura maksimale është rreth 30 gradë celsius. Përpos Shqipërisë dhe Kosovës ku është mjaft nxehtë, nxehtë është edhe në Mal të Zi, Maqedinë e Veriut, Spanjën jugore, Itali, Greqi, Turqi, Rumani, Ukrainë dhe një pjesë të vogël të Rusisë jugperëndimore.

Në pjesët tjera të kontinetit është freskët , kurse vende-vende është edhe ftohtë siç po shihet në Rusinë veriore dhe Skandinavi. Mjaft freskët është edhe në Gjermani, Francë, Spanjën veriore, Poloni, Britaninë e Madhe etj.

Është pikërisht kjo masë ajrore e freskët nga Evropa e cila nesër dhe pasnesër do të përfshijë edhe rajonin tonë dhe kontakti në mes të këtyre masave ajrore do të shkaktojë edhe shtrëngata lokale./Meteoballkan

Close