Pamjet satelitore nga dita e djeshme!

Pamjet satelitore nga dita e djeshme!

Pamjet satelitore nga dita e djeshme!

Në fotografinë satelitore shihet qartë se si Kosova dje u mbulua nga vranësira të dendura të cilat kishin edhe karakter zhvillimi konvektiv dhe shkaktuan stuhi të fuqishme lokale me vetëtima, bubullimë dhe breshër.

Ajri mjaft i nxehtë i cili ishte prezent deri dje mbi rajonin tonë dhe depërtimi i ajrit të ftohtë dhe jostabil nga veriu dhe veriperëndimi shkaktuan "ekplosion atmosferik" ku më së shumti u goditen jugu dhe lindja e Kosoves. Rrebeshe të fuqishme lokale pati edhe në rajonet tjera ndërsa si zakonisht që ndodhë gjatë verës disa rajone mbetën me reshje simbolike apo edhe pa reshje fare. Rrebeshe lokale pati edhe në Shqipëri por shumë pjesë të shtetin shqiptar mbeten pa asnjë pikë reshje atmosferike, ndërsa rrebeshe lokalisht të fuqishme pati edhe në Mal të Zi dhe Maqedoninë Veriore.

Sidoqoftë ky front na solli freskin e shumëkërkuar dhe shënojë ndërprerjen e valës më të fuqishme të nxehtësisë së kësaj vere në rajonin tonë.

Valë e re nxehtësie tropikale pritet prapë javën e ardhshme por shpresojmë të jetë pak më e butë se kjo që lamë pas./Meteoballkan

Close