Vjeshta 2019 sipas Accuweather!

Vjeshta 2019 sipas Accuweather!

Vjeshta 2019 sipas Accuweather!

Faqja më e famshme amerikane për parashikim të motit Accuweather ka dal me parashikimin e saj për Kontinentin Evropian për vjeshtën që po vije.

Sipas Accuweather pritet mot mjaft i ndryshueshëm në Evropë gjatë kësaj vjeshte, ndërsa rajoni ynë është parashikuar të ketë shira të shpeshta.

Spanja, Franca, Gjermania dhe Evropa qendrore do të kenë perudha me mot mjaft të nxehtë gjatë vjeshtës, kurse Britania e Madhe mund të goditet nga stuhi dhe erëra të fuqishme herë pas here. Nxehtë pritet edhe në Skandinavi, ndërsa në Rusi dhe disa pjesë të Evropes Lindore priten valë të ftohta vonë gjatë sezonit vjeshtor. Në Turqi pas një thatësie verore priten reshje atmosferike, kurse Italia dhe Gadishulli Ballkanik janë radhitur në territoret ku priten reshje të shpeshta shiu apo sipas Accuweather "periudha me mot të lagësht".

Kjo nënkupton se nëse parashikimi e tyre del i saktë atëherë na pret një vjeshtë me të reshura të bollshme atmosferike të cilat do të jenë shumë të mirëseardhura. Accuweather përmend edhe mundësinë e vërshimeve por të shohim se si do të zhvillohen ecuritë sinoptike./Meteoballkan

Close