Moti për ditën e sotme

Moti për ditën e sotme

Moti për ditën e sotme

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Temperaturat maksimale do të arrijnë rreth 26-27 gradë celsius në nivel vendi. Pasdite në disa rajone kodrinore-malore mund të ketë ndonjë rigë apo rrebesh të izoluar shiu.

Në Shqipëri do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira kalimtare. Pasdite dhe në mbrëmje mund të ketë zhvillimë të izoluara të vranësirave të cilat mund të sjellin rrebeshe të izoluara shiu.

Në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pritet mot i ngjashëm, me intervale të gjata kohore me diell dhe ndonjë vranësirë kalimtare.

Të shtunën në tërë rajonin do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat do të fillojnë të shënojnë ngritje të lehta.

Nga e diela në tërë rajonin pritet të kemi mot me diell dhe të nxehtë me temperatura të cilat do të arrijnë përsëri 30 e më shumë gradë celsius, dhe me këtë fillon vala e re e nxehtësisë tropikale në rajon me temperatura maksimale nga 30 deri në 36 gradë celsius në nivel rajonal nga e hëna e tutje./Meteoballkan

Close