Gjendja momentale sinoptike!

Gjendja momentale sinoptike!

Gjendja momentale sinoptike!

Mbi rajonin tonë ende po dominojnë fusha të fuqishme ajrore anticiklonike dhe për këtë arsye moti është stabil dhe mjaft i nxehtë si pasojë e rrymimeve ajrore nga jugperëndimi. Një masë ajrore jostabile ka depërtuar sot në Itali e cila pritet të shkaktojë destabilizim të fuqishëm të motit në shumë pjesë të Italisë por edhe të Ballkanit Veriperëndimor. Nuk priten reshje gjithëpërfshirëse por reshje tipike lokale verore të cilat në disa rajone mund të jenë edhe violente dhe me breshër.

Sa i përket Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të mbeten stabile deri në shtunën kur pritet destabilizim i pjesshëm i atmosferës. Pra masa ajrore jostabile do të përparojë drejt jugut dhe lindjes por shumë ngadale dhe nga e shtuna priten rrebeshe të izoluara shiu kryesisht në Shqipëri njëherë e pastaj edhe në disa rajone të Kosovës dhe Maqedonisë së veriut.

Temperaturat do të vazhdojnë të mbesin të larta përpos në kohën e rrebesheve eventuale kur do të ketë freski, pra e kemi fjalën nga e shtuna e tujte, ndërsa në ato rajone që nuk do të preken nga rrebeshet e shiut do të mbetet me mot mjaft të nxehtë dhe me zagushim.

 

Close