Shqipëria më e nxehta sot në Evropë, pas jugut të Rusisë!

Shqipëria më e nxehta sot në Evropë, pas jugut të Rusisë!

Shqipëria më e nxehta sot në Evropë, pas jugut të Rusisë!

Masa ajrore e nxehtë me origjinë nga Afrika Veriore është koncentruar sot në rajonin tonë e posaçërisht në Shqipëri, por edhe në Maqedoni, Greqi, Mal të Zi, Kosovë etj.

Temperatura maksimale në Shqipëri ka arritu deri në 37-38 gradë celsius, ndërsa ndjesia subjektive e të nxehtit deri në 42.

Ngjashëm është edhe në Greqi, por më së nxehti në Evropë sot është në jugun e Rusisë ku temperatura ka arritur deri në 40 gradë celsius.

Temperatura maksimale në Kosovë e regjistruar zyrtarisht siç shihet në foto ka arritur deri në 32 gradë celsius, megjithatë Kosova nuk ka stacione meteorologjike në tërë territorin (ose nuk kapen nga satelitët), prandaj sipas modeleve temperatura maksimale ka arritur deri në 34 gradë celsius në nivel vendi./Meteoballkan

Close