Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (14.09.2019.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (14.09.2019.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (14.09.2019.)

Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i nxehtë, me erëra mesatare veriore dhe verilindore. Pasdite dhe në mbrëmje do të ketë vranësira por të cilat nuk do të sjellin reshje atmosferike.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë në viset bregdetare, ndërsa në viset kontinentale pak më i freskët. Do të fryjnë erëra mesatare kryesisht nga lindja dhe verilindja.

Në Maqedoninë Veriore nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i nxehtë, ndërsa pak më freskët do të jetë në veriun e Malit të Zi ku priten edhe vranësira, ndërsa në jug nxehtë dhe me diell.

Të dielen në tërë rajonin pritet të kemi mot stabil  dhe me diell. Priten ngritje të lehta të temperaturave.

Mot veror, me diell dhe me ngritje të mëtutjeshme të temperaturave do të kemi edhe të hënën dhe të martën në tërë rajonin./Meteoballkan

Close