Policia në Nevada ka vënë në pranga dy të rinj holandezë, blogerë, të cilët ishin futur brenda “Zonës 51”!

Policia në Nevada ka vënë në pranga dy të rinj holandezë, blogerë, të cilët ishin futur brenda “Zonës 51”!

Policia në Nevada ka vënë në pranga dy të rinj holandezë, blogerë, të cilët ishin futur brenda “Zonës 51”!

Të rinjtë Ties Granzier, 20 vjeç dhe Govert Sweep 21 vjeç, janë parë me makinën e tyre në zonën ushtarake pranë bazës së Forcave Ajrore të SHBA. Policia ka bërë të ditur se ata kishin dronë dhe kamera.

Pasi u arrestuan, ata u transferuan në burgun e County Nye, pranë Las Vegasit. Sipas mediave amerikane, dy të rinjtë kuptonin shumë mirë anglisht, por sërish kishin vendosur të injorojnë tabelat që ndalojnë hyrjen në atë zonë.

Në momentin e arrestimit, ata pretenduan se ishin dy blogerë dhe ndodheshin aty për të xhiruar një video. Në makinë, atyre iu gjetën kamera, dronë dhe disa regjistrime që tashmë ishin bërë në zonë. Në korrik të këtij viti u krijua një nismë në “Facebook”: “Të mësyjmë Zonën 51, askush nuk mund të na ndalë”. Njerëzit janë ftuar që më 20 shtator të provojnë të hynë në bazë. Në një periudhë të shkurtër kohore, më shumë se 1 milionë persona janë bërë pjesë e eventit në “Facebook”. Për këtë pati edhe një reagim nga zëdhënësja e Forcave Ajrore. Laura McAndrews tha se “Zona 51” është një bazë trajnimit për forcat ajrore amerikane dhe se asnjë nuk do të lejohet të hyjë në këtë vend.

Close