Ecuria e frontit të ftohtë!

Ecuria e frontit të ftohtë!

Ecuria e frontit të ftohtë!

Se sa i gjërë dhe i gjatë është sistemi frontal i cili shumë ngadal po përparon nga veriu dhe veriperëndimi në drejtim të jugut dhe juglindjes më së miri ilustron kjo fotografi satelitore ku shihet se fronti shtrihet që nga Oqeani Atlantik në Francë e deri në veriun e skajshëm të Rusisë.

Përpara frontit ende mbizotërojnë temperatura të larta, ndërsa pas frontit ka ulje rapide të temperaturave. Në pjesën veriore të Kosovës ka ulje të theksuara të temperaturave dhe orëve në vazhdim temperaturat do të ulen në tërë territorin e Kosovës. Gjithashtu do të ketë edhe shtim të vranësirave dhe vende-vende ndonjë rigë apo rrebesh shiu. Reshje kryesisht të dobëta shiu do të ketë nesër edhe në Kosovë.

Gjatë natës dhe nesër fronti do të përfshijë edhe Shqipërinë, Maqedoninë dhe jugun e Mali të Zi ku priten vende-vende edhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe ulje të ndjeshme të temperaturave./Meteoballkan

 

Close