Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (20.09.2019.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (20.09.2019.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (20.09.2019.)

Nesër në Kosovë pritet kthjellim i motit, por do të jetë mjaft freskët, ndërsa në disa rajone edhe ftohtë me erëra të ftohta veriore. Priten intervale të gjata kohore me diell dhe ndonjë vranësirë kalimtare gjatë dites. Në mbrëmje dhe gjatë natës së ardhshme do të jetë mjaft ftohtë dhe në disa rajone nuk përjashtohet mundësia që të ketë ngrica të dobëta.

Në Shqipëri nesër do të mbajë mot i ndryshueshëm, në veri do të kthjellohet moti, ndërsa në jug do të ketë vranësira me mundësi për riga lokale shiu. Khtjellimi do të shtrihet pastaj nga veriu në jug. Reshjet eventuale të paradites do të ndërpriten edhe në jug dhe juglindje të vendit.

Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër pritet kthjellim gradual i motit, por do të mbetet mjaft freskët.

Pasnesër në tërë rajonit pas një mëngjesi mjaft të ftohtë, gjatë dites priten ngritje graduale të temperaturave. Do të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe me vranësira kalimtare. Nëpër lugina do të ketë edhe mjegull sidomos në mëngjes.

Të dielën priten ngritje të temperaturave dhe do të kemi mot të këndshëm dhe kryesisht me diell, ndërsa nga e hëna dhe veçanërisht të martën priten reshje të reja atmosferike në rajonin tonë të cilat vende-vende do të jenë të dendura./Meteoballkan

Close