Tërmeti në Durrës, më i forti në 30 vitet e fundit, fatmirësisht pa viktima

Tërmeti në Durrës, më i forti në 30 vitet e fundit, fatmirësisht pa viktima

Tërmeti në Durrës, më i forti në 30 vitet e fundit, fatmirësisht pa viktima

Ora 16:05 e së shtunës së datës 21 shtator të këtij viti do të mbahet mend gjatë për të gjithë banorët e qytetit të Durrësit dhe më gjerë. Në këtë orë qyteti bregdetar është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 i shkallës Rihter dhe me një intesitet mbi 7,5 ballë dhe që ka vazhduar për më shumë se 10 sekonda. Lëkundjet e forta kanë shkaktuar panik dhe frikë tek banorët të cilët të frikësuar kanë nxituar të dalin nga banesat dhe pallatet ku qëndronin.

Dhjetëra banesa dhe pallate pësuan çarje dhe rrëzime te suvave si dhe dëmtime të pjesshme. Fatmirësisht këto lëkundje që janë cilësuar si me të fortat e 30 viteve të fundit, nuk janë shënuar viktima, ndërsa në spitalin rajonal janë paraqitur rreth 30 persona me dëmtime të ndryshme të shkaktuara nga rëniet e suvave, kornizave në banesa apo që kanë qenë në tentativë për të dalë nga banesat gjatë kohës që vazhdonin lëkundjet. Si pasojë e këtij tërmeti pati rrëshqitje edhe një pjesë e Shkëmbit të Kavajës.

Dëme pati edhe në njësi shërbimesh si supermarkete ku janë rrëzuar rafte me produkte ushqimore. Pas tërmetit, qyteti i Durrësit ka pasur shkëputje të energjisë elektrike, problem me furnizimin me ujë dhe me telefonin e lëvizshme. Pas tërmetit, i cili u pasua me disa dhjetëra lëkundje të tjera më të lehta, një pjesë e mirë e banorëve kanë braktisur banesat dhe janë vendosur në lulishtet dhe pranë stadiumit “Niko Dovana” ku një pjesë e tyre kanë kaluar natën jashtë në mjetet e tyre./a2cnn

Close