Tërmeti bie live gjatë mbledhjes urgjente të qeverisë së Shqipërisë në mesnatë

Tërmeti bie live gjatë mbledhjes urgjente të qeverisë së Shqipërisë në mesnatë

Tërmeti bie live gjatë mbledhjes urgjente të qeverisë së Shqipërisë në mesnatë

Qeveria po zhvillonte një mbledhje live në mesnatë, kur një lëkundje tjetër e fortë tërmeti goditi kryeqytetin.


“Godina po lëkundet” – tha ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj, ndërsa po raportonte mbi masat policore ndaj pasojave të tërmetit të drekës..

“Një mirënjohje e thellë për bluzat e bardha për punën e bërë. Edhe pse isha larg, kam marrë në kohë reale çdo informacion, kjo edhe falë grupeve të whatsappit”- tha Rama.

“Fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë dhe kjo është një arsye për të marrë frymë në mënyrë të lehtësuar. Ka pasur persona të plagosur dhe ata kanë marrë ndihmë mjekësore, urojmë që të gjithëve shërim të shpejtë. Do të jemi me kapacitet të plotë. Dua të falënderoj jo formalisht, të gjithë trupën e bluzave të bardha dhe të gjithë trupën e kujdesit shëndetësor për organizmin e mirë për gjatë gjithë orëve pas ngjarjes”- tha kryeministri.

Close