Momenti kur burri i shpëton mrekullisht pllakës së betonit që ra pas tërmetit

Momenti kur burri i shpëton mrekullisht pllakës së betonit që ra pas tërmetit

Momenti kur burri i shpëton mrekullisht pllakës së betonit që ra pas tërmetit

Tërmetet kanë sjellë tmerr dhe panik jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë kufijve. Në Pakistan të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe mbi 300 kanë mbetur të plagosur pas tërmetit që goditi pjesën verilindore të këtij vendi.

Lëkundjet e forta shkaktuan dëme të mëdha duke filluar nga ndërtesat, shtëpitë e deri te infrastruktura rrugore.

Ky tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 i shkallës riter mbolli terror tek banorët që nisën të vrapojnë. Kamerat kanë filmuar pamje të frikshme ku gropa të hapura në mes të rrugës nga lëkundjet marrin dhjetëra automjete.

Por ajo që bëri më shumë përshtypje është momenti kur një ndërtesë bie dhe një qytetar i cili ishte në vrap e sipër për pak sa nuk goditet nga pllaka e madhe e betonit.

Në videon e publikuar duket një  burrë vrapon që t’i shpëtojë shembjes së ndërtesës, duke mos e ditur se pikërisht në ato momente po shkonte drejt rrezikut pasi një pllakë betoni po binte.

Për fatin e tij të mirë pllaka ra vetëm pak centimetra larg tij. Nuk thonë kot, jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër.

 

Close