Rufeja godet dhe vret turistin duke bërë "Selfie"!

Rufeja godet dhe vret turistin duke bërë "Selfie"!

Rufeja godet dhe vret turistin duke bërë “Selfie”!

Një ngjarje tragjike ka ndodhur me 4 Tetor të këtij viti në qytetin e madh turistik të Goas në Indi kur një person u godit nga rrufeja dhe vdiç në vendin e ngjarjes.

Policia e qytetit të Goas ka konfirmuar vdekjen e 35 vjeçarit Chaitanya Nagpal nga kryeqendra indiane Nju Delhi i cili kishte shkuar për pushim në Goa. Viktima ishte së bashku bashkëshorten e tij e cila ishte shtatzënë.

Incidenti tragjik ndodhi kur viktima ishte duke bërë "Selfie" me celularin e tij në plazhë kur papritmas u dëgjua një zhurmë e madhe bubullime dhe të bërtitura. Përkundër përpjekjeve të ekipit shpëtimtar dhe dhënies së ndihmes së parë turisti nuk mbijetoi, ndërsa gruaja e tij e traumatizuar dhe totalisht e dezorietuar u dërgua me urgjencë në spital njoftoi policia vendore.

Incidenti ngriti dyshimet rreth mundësisë së lidhjes mes rrufesë dhe celularit mirëpo mësohet se nuk ka prova të mjaftueshme shkencore për ta vërtetuar këtë thuhet në komunikatë.

Në Indi gjatë sezones së monsuneve goditjet e rrufeve janë shumë të shpeshta, ndërsa këtë sezonë të paktën 1311 njerëz janë goditur nga rrufetë që nga Prilli i këtij viti. Rufeja vret më shumë njerëz në Indi se vërshimet apo ciklonet. 70% e viktimave goditen nga rrufeja duke u fshehur nën pemë, ndërsa ekspertët këshillojnë që të shmangën pemët, vendet e hapura dhe strukturat e larta metalike gjatë stuhive me bubullima./Meteoballkan

 

Close