Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (10.10.2019.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (10.10.2019.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (10.10.2019.)

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell, i nxehtë dhe me vranësira të pakta. Gjatë nates pritet të ketë shtim të vranësirave dhe mundësi për reshje të dobëta lokale shiu.

Në Shqipëri nesër do të mbajë mot kryesisht me diell paradite, por pasdite dhe gjatë nates në disa rajone pritet të ketë shtim të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Maqedoninë Veriore nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, ndërsa në Mal të Zi përpos intervaleve kohore me diell do të ketë edhe vranësira dhe rrebeshe të izoluara shiu.

Të premtën në tërë rajonin pas një mëngjesi të freskët dhe të vranët, vende-vende me ndonjë rigë shiu gjatë dites pritet përmirësim dhe kthjellim gradual i motit, kurse nga e shtuna pritet të kemi mot me diell, stabil dhe mjaft të nxehtë për këtë periudhë kohore./Meteoballkan

Close