Kthjellohet dhe stabilizohet moti në tërë rajonin!

Kthjellohet dhe stabilizohet moti në tërë rajonin!

Kthjellohet dhe stabilizohet moti në tërë rajonin!

Fronti i dobët i ftohtë ajror kaloi gjatë nates dhe orëve të hershme të mëngjesit përmes rajonit tonë duke sjellë reshje lokale ku si pasojë në zonen e Kurbinit në Shqipëri pati edhe përmbytje por shumë rajone mbeten pa asnjë pikë shiu. Në Kosovë rrebeshe pati në jugperëndim, jug dhe juglindje të vendit, kurse në rajonit tjera nuk pati fare reshje shiu.

Tani fronti ka kaluar dhe rajoni është "pushtuar" nga zona ajrore me presion të lartë atmosferik apo anticiklon. Ky anticiklon do të largojë përfundimisht vranësirat dhe reshjet nga çdo zonë duke  sjellë disa ditë të thata dhe të nxehta.

Pra nga sot po hymë në një periudhë disaditore me mot të thatë, të nxehtë gjatë dites, me netë dhe mëngjese të freskëta dhe mundësi për mjegull gjatë mëngjeseve./Meteoballkan

 

Close