Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (12.10.2019.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (12.10.2019.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (12.10.2019.)

Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë gjatë dites. Në mëngjes do të jetë freskët dhe vende-vende mund të ketë mjegull. Temperaturat maksimale do të arrijnë rreth 24-25 gradë celsius në nivel vendi.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, me temperatura maksimale rreth 26-27 gradë celsius në nivel rajoni. Mëngjesi do të jetë i freskët dhe nëpër lugina mund të ketë mjegull.

Mot i nxehtë, stabil dhe kryesisht i kthjellët do të mbajë edhe të dielën dhe të hënën në tërë rajonin me temperatura maksimale pothuajse verore./Meteoballkan

Close