Vdes njeriu i parë që "eci në hapësirë"

Vdes njeriu i parë që "eci në hapësirë"

Vdes njeriu i parë që “eci në hapësirë”

Astronauti sovjetik, Aleksei Leonov, njeriu i parë që doli në hapësirë, në vitin 1965 dhe komandant i misionit të parë të përbashkët hapësinor mes BRSS-SHBA, vdiq sot në moshën 85-vjeçare.

“Aleksei Leonov vdiq sot, në Moskë, pas një sëmundjeje të gjatë”, tha Natalia Filimonova, bashkëpunëtorja e tij.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Roscosmos, agjencia hapësinore ruse, në ueb-sajtin e saj zyrtar.

Ecja e tij në hapësirë, në marsin e vitit 1965, ishte parë në kasetë nga shikuesit televizivë në Bashkimin Sovjetik dhe në Evropë.

Close