Një video mbresëlënëse shfaq anijen më të madhe që ndonjëherë është prodhuar duke kaluar përmes kanalit Corinth në Greqi, ku hapësira mes shkëmbinjve dhe anijes ishte vetëm një metër.

Pasagjerët në anijen 22 metra të gjerë kanë pasur rastin të prekin shkëmbinjtë e kanalit 24 metra të gjerë, derisa po kalonin përmes tij, transmeton Telegrafi.

Anija 196 metra e gjatë që mund të akomodoj më shumë se 1,200 pasagjerë pa përfshirë anëtarët e ekuipazhit, është filmuar nga ajri duke kaluar nëpër kanal, ku kapiteni i saj u tregua shumë preciz duke mos rrezikuar për as edhe një moment anijen dhe pasagjerët brenda saj.

Ajo peshon hiq më pak se 24,344 ton dhe është në pronësi të kompanisë britanike Fred. Kujtojmë që deri më sot asnjë anije më përmasa të ngjashme me ato të Olsen Cruise nuk ka pasur guximin të kaloj përmes kanalit grek Corinth.