Japonia përgatitet për tajfunin më të fuqishëm në 60 vjet

Japonia përgatitet për tajfunin më të fuqishëm në 60 vjet

Japonia përgatitet për tajfunin më të fuqishëm në 60 vjet

Japonia është duke u përgatitur për një tajfun të madh, të quajtur “Hagibis”, i cili pritet të sjellë më së shumti reshje dhe erë në gjashtëdhjetë vjetët e fundit.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka paralajmëruar se tajfuni pritet të sjellë erëra me shpejtësi deri në 180 kilometra në orë, të cilat do të përcillen me reshje shiu dhe mund të shkaktojnë vërshime e rrëshqitje të dheut.

Dhjetëra mijëra shtëpi tashmë kanë mbetur pa energji elektrike dhe një person ka vdekur pasi vetura e tij u rrotullua nga era e fortë.

Dyqanet, fabrikat dhe stacionet e trenit janë mbyllur, ndërsa autoritetet po përballen me vështirësi për organizimin e Kupës së Botës në ragbi dhe garën e Formulës 1.

Tajfuni “Hagibis” pritet të arrijë në territorin e Japonisë më vonë të shtunën. Autoritetet kanë lëshuar udhëzime për evakuim në zonat me rrezik të veçantë, ndërsa dyqanet kanë mbetur me pak mallra pasi njerëzit kanë blerë shumë ushqime rezervë.

Ky tajfun mund të jetë stuhia më e fuqishme që nga tajfuni “Kanogawa” i vitit 1958, nga i cili patën vdekur ose u patën zhdukur më shumë se 1200 njerëz, shkruan “BBC”, transmeton express.

Close