Përpos Tajfunit, Japonia goditet nga tërmeti prej 5.7 shkallësh

Përpos Tajfunit, Japonia goditet nga tërmeti prej 5.7 shkallësh

Përpos Tajfunit, Japonia goditet nga tërmeti prej 5.7 shkallësh

Një tërmet me magnitudë prej 5.7 shkallësh të Rihterit e ka goditur ishullin kryesor të Japonisë. Dridhja ndodhi pikërisht në ditën kur ky vend po përballet me tajfunin “Hagibis”, i cili po vlerësohet si stuhia më e fuqishme në gjashtë dekadat e fundit.

Sipas shkallëzimit japonez me shtatë kategori, ky tërmet ishte me fuqi të kategorisë së katërt. Epiqendra e dridhjes ishte në ujërat e Oqeanit Paqësor, afër bregdetit të rajonit Chiba dhe jo shumë larg qyteteve kryesore, përfshirë Tokion dhe Shizuokan.

Agjencia Japoneze e Meteorologjisë e konfirmoi tërmetin, duke thënë se ai u regjistrua në orën 6 e 22 minuta sipas kohës lokale.

Dridhjet janë ndier edhe në kryeqytetin japonez. Dëshmitarët kanë thënë se ndërtesat janë dridhur dhe se kushtet në vend janë të rënda edhe për shkak të stuhisë.

Më shumë se pesë milionë njerëz pritet të zhvendosen nga vendbanimet e tyre në bazë të udhëzimeve që janë lëshuar nga autoritetet.

Rreth 57 mijë shtëpi kanë mbetur pa furnizim me rrymë në Tokio dhe rrethinën e tij, ndërsa ndërtesat në rajonin e Kansait, në të cilin gjendet qytetit Osaka, janë dëmtuar nga vërshimet, shkruan “Independent”

Close