Moti për ditën e sotme

Moti për ditën e sotme

Moti për ditën e sotme

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Pasdite vonë priten edhe vranësira por do të mbetet relativisht nxehtë. Erërat do të fillojnë të rfyjnë nga jugu.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Pasdite edhe këtu priten vranësira të cilat do të vijnë nga deti.

Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi  pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Në Mal të Zi do të ketë më shumë vranësira, por të cilat nuk do të mungojnë as në Maqedoni pasdite.

Nesër fillimisht në Shqipëri dhe jug të Malit të Zi pritet destabilizim i motit, me zhvillime të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Më shumë reshje priten në veri, veriperëndim dhe qendër. Pasdite vonë reshjet e shiut do të përfshijnë edhe Kosoven dhe disa pjesë të Maqedonisë Veriore. Vende-vende do të ketë edhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të martën në tërë rajonin pritet të kemi mot mjaft jostabil, herë pas here dhe vende-vende me reshje shiu si dhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan

Close