Moti javor, edhe një javë verore në fund të Tetorit!

Moti javor, edhe një javë verore në fund të Tetorit!

Moti javor, edhe një javë verore në fund të Tetorit!

Java që po hymë do të vazhdojë të na sigurojë mot pothuajse tërësisht stabil dhe mjaft të nxehtë, për të mos thënë ekstremisht të nxehtë dhe të thatë për këtë periudhë kohore. Netët dhe mëngjeset do të jenë mjaft të freskëta për shkak të gjatësisë së nates, por ditët do të jenë jashtëzakonisht të nxehta ku në nivel rajoni temperatura maksimale mund të arrijë deri në 30 gradë celsius.

Kjo vjen si pasojë e dominimit të plotë të masave ajrore të thata dhe të nxehta anticiklonike mbi rajonin tonë.

Dita e nesërme do të jetë pa kurrfarë ndryshimesh sikur ditët që lam pas, kurse nga pasnesër do të kemi depërtim të mëtujeshëm të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika Veriore për shkak të një cikloni mbi Gadishullin Iberik i cili do të pozicionohet në atë mënyrë që ajrin e nxehtë do ta drejtojë në drejtim të rajonit tonë.

Mot pothuajse i ngjashëm do të mbajë gjatë tërë javes, kurse nga fundi i javes mund të kemi ulje lehta dhe graduale të temperaturave.

Ishte ky parashikimi i motit me disa fjalë për javen e re që po hymë dhe nëse ka ndonjë ndryshim e që shumë vështirë të ndodhë ne do tju njoftojmë në postimet tona të përditshme./Meteoballkan

Image by: Piwotalweather

 

Close