Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (21.10.2019.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (21.10.2019.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (21.10.2019.)

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë. Do të jetë pothuajse mot tërësisht i ngjashëm sikurse sot. Mëngjesi i hershëm do të jetë mjaft i freskët dhe nëpër lugina mund të ketë mjegull e cila do të zhduket menjëherë.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Pra nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim.

Ditëve të ardhshme do të ketë fuqizim të mëtutjeshëm të masave të thata ajrore anticiklonike si dhe pritet poashtu edhe ngritja e mëtutjeshme e temperaturave në tërë rajonin tonë./Meteoballkan

Close