Moti javor, javë me mot të ndryshueshëm!

Moti javor, javë me mot të ndryshueshëm!

Moti javor, javë me mot të ndryshueshëm!

Fusha ajrore mjaft të paqëndrueshme do të vazhdojnë të ndikojnë në motin mbi rajonin tonë edhe javën që po hymë.

Rajoni ynë do të jetë nën ndikimin e shpeshtë të cikloneve që derivojnë që nga Atlantiku, Britania e Madhe, përmes Mesdheut perëndimor dhe qendor në drejtim të rajonit tonë. Gjatë kësaj javë po ashtu pritet dominimi i plotë i jugut- pra, erërave të nxehta jugore të cilat herë pas here do të jenë të fuqishme. Këto erëra dhe ciklone do ta mbajnë ajrin e ftohtë rus apo polar shumë larg rajonit tonë.

Nesër pritet një ditë kryesisht stabile dhe pa reshje atmosferike, megjithatë që nga e marta pritet menjëherë destabilizim i fuqishëm i motit.

Pritet deprëtimi i një cikloni i cili do të na sjellë reshje shiu, vende-vende intensive dhe erëra herë pas here të fuqishme. Reshjet do të pushojnë të mërkurën për të vazhduar mot me vranësira dhe riga të izoluara shiu sidomos në Shqipëri ku vende-vende mund të jenë të fuqishme.

Mot i ndryshueshëm, me vranësira intervale kohore me diell dhe riga të izoluara shiu pritet edhe të enjtën por erërat do të qetësohen pak.

Nga e premta deri të dielën pritet mot pak më stabil nëse mund të themi dhe me më shumë intervale kohore me diell. Të dielën në mbrëmje dhe të hënën pritet cikloni i ri./Meteoballkan.

Ishin këto disa të dhëna të përgjithme për kushtet sinoptike për javën që po hymë, ndërsa nëse eventualisht ndodh ndonjë ndryshim ne do tju informojmë në postimet tona të përditshme.

 

Close