Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (11.11.2019.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (11.11.2019.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (11.11.2019.)

Nesër në Kosovë dhe tërë rajonin tonë do të mbajë mot intervale kohore me diell, por do të ketë edhe vranësira të herëpashershme. Do të jetë nxehtë krahasuar me periudhën kohore në të cilën gjendemi. Do të vazhdojnë të fryjnë erëra nga jugu, jugperëndimi dhe juglindja të cilat do të vijnë duke u intensifikuar gradualisht.

Pasnesër do të kemi ciklonin e ri i cili do të kushtëzojë krijimin e vranësirave të dendura të cilat do të na sjellin valë të re të reshjeve të shiut. Reshjet e shiut do të fillojnë në Shqipëri dhe Mal të Zi për tu përhapur deri në fund të dites edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore. Vende- vende dhe herë pas here priten reshje intensive shiu veçanërisht në jug të Shqipërisë, por lokalisht edhe në viset tjera.

Nga e mërkura do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht i paqëndrueshëm, do të ketë intervale kohore me diell dhe vranësira por lokalisht priten reshje apo rrebeshe të herëpashershme shiu sidomos në Shqipëri./Meteoballkan

 

Close