Medikani godet Algjerinë, niset drejt Italisë dhe pastaj Shqipërisë!

Medikani godet Algjerinë, niset drejt Italisë dhe pastaj Shqipërisë!

Medikani godet Algjerinë, niset drejt Italisë dhe pastaj Shqipërisë!

Dje pasdite në Mesdheun perëndimor është formuar një medikan, shprehje kjo që përdoret për ciklonet që kanë karakteristika të uraganeve tropikale.

Medikane gjatë pasdites së djeshme ka goditur fuqishëm Algjerinë veriore me erëra të fuqishme dhe shira të rrëmbyeshëm duke shkaktuar edhe dëme materiale. Cikloni nuk do të ruaj për kohë të gjatë statutin e Medikanit dhe kjo varet nga gjendja momentale e rotacioneve ciklonike dhe kushtet e përgjithme atmosferike në atë pjesë të Mesdheut, por megjithatë mbetet ciklon mjaft i fuqishëm i cili do të godas Italinë dhe pastaj edhe Shqipërinë, normalisht me një forcë më të dobësuar, por prapëseprapë i aftë për të shkaktuar probleme nga erërat dhe reshjet e dendura. Pjesë nga ky  sistem do të vie edhe në Kosovë dhe Maqedoni por reshjet dhe erërat do të jenë shumë më të dobëta në krahasim me Mesdheun apo Italinë./Meteoballkan

Close