Moti për ditën e sotme

Moti për ditën e sotme

Moti për ditën e sotme

Sot në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm. Paradite me mundësi për intervale kohore me diell por me erëra jugore, pasdite pritet të ketë shtim të konsiderueshëm të vranësirave të cilat do të sjellin reshje shiu. Reshjet e shiut pritet të fillojnë në Dukagjin dhe do të përhapen në tërë Kosovën gjatë natës. Priten edhe erëra të fuqishme në disa rajone, kurse në viset më të larta malore do të ketë reshje bore.

Në Shqipëri  pritet të mbajë mot shumë i ashpër, me erëra të fuqishme jugore dhe reshje të fuqishme shiu. Në shumë rajone të Shqipërisë do të ketë reshje intensive dhe rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë sidomos në jug, jugperëndim dhe pjesë të juglindjes së vendit ku priten edhe përmbytje lokale.

Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi do të mbajë mot mjaft jo stabil, me vranësira dhe me reshje të dendura shiu dhe erëra herë pas here të fuqishme. Në Maqedoni moti i ashpër do të fillojë në pjesën e dytë të ditës.

Nesër në Kosovë reshjet do të ndërpriten në mëngjes. Gjatë ditës do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira.

Edhe në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore reshjet do të pushojnë me disa përjashtime në Shqipëri ku priten rrebeshe të izoluara, ndërsa reshjet do të vazhdojnë në Mal të Zi.

Të enjten dhe të premten në tërë rajonin pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Do të jetë mjaft nxehtë për shkak të erërave të vazhdueshme jugore. Do të ketë mundësi edhe për riga lokale afatshkurtëra shiu, përveç në bregdet ku do të ketë rrebeshe të shpeshta shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan

Close