Sot mot mjaft i trazuar, shkak cikloni i fuqishëm mesdhetar!

Sot mot mjaft i trazuar, shkak cikloni i fuqishëm mesdhetar!

Sot mot mjaft i trazuar, shkak cikloni i fuqishëm mesdhetar!

Ky është cikloni i cili po trazon motin sot në rajon dhe më gjerë (foto kryesore). Qendra ciklonike gjendet në Detin Tiren dhe po lëviz në drejtim të Italisë.

Cikloni përmbanë në vete lagështi të madhe dhe do të sjellë reshje të fuqishme shiu në shumë pjesë të rajonit duke përfshirë edhe Shqipërinë. Një valë reshjesh të dendura shiu do të përfshijë edhe Kosovën gjatë nates.

Erërat do të jenë shumë të fuqishme në disa pjesë të rajonit sidomos në viset bregdetare për shkak të presionit shumë të ulët në qendrën ciklonike apo thënë me fjalë tjera për shkak të "thellësisë së ciklonit". Ky ciklon i madh nuk shihet shumë shpesh në mesdhe.

Reshje tëe fuqishme shiu dhe shfaqje ekstreme meteorologjike sot do të ketë në Itali, Hercegovinë, Dalmaci, etj. Mot shumë i trazuar do të jetë edhe në Shqipëri dhe Mal të Zi. Në Shqipëri priten reshje mjaft intensive shiu dhe erëra mjaft të fuqishme sidomos në jug dhe jugperëndim të vendit.

Nesër cikloni do të dobësohet dhe përmbushet. Erërat do të dobësohen dhe moti do të stabilizohet por jo tërësisht.

Kjo shfaqje nuk shihet shpesh në Mesdhe!

Images by: SILVIO

Close