Momenti "drithërues" kur gatopardi "prek" flokët e turistes në Tanzani!

Momenti "drithërues" kur gatopardi "prek" flokët e turistes në Tanzani!

Momenti “drithërues” kur gatopardi “prek” flokët e turistes në Tanzani!

Ky është momenti drithërues kur një gatopard gjendet në krye të një xhipi safari dhe fillon të “kafshojë” flokët e një gruaje e cila filmon ngjarjen.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e marra në Tanzani tregojnë se si macja e madhe mbështetej mbi gruan, e cila ka një shprehje të tronditur në fytyrën e saj.

Siç edhe mund të shihet në pamje, gatopardi u merr erë dhe i lëviz flokët ndërsa ajo vazhdon të filmojë dhe përpiqet të mos lëvizë.

Pas disa sekondash argëtimi, një zë në sfond mund të dëgjohet duke thënë ‘zbrit, ajo po përpiqet të të kafshojë’ teksa gatopardi tërhiqet dhe gruaja largohet.

Gatopardi pastaj vazhdon të qëndrojë i ulur në majën e automjetit safari ndërsa ajo vëzhgon pamjen. /Telegrafi/

 

Close